AktualitetPolitikëTë fundit

Alfred Lela ul pantallonat para kryeministrit Rama në teatrin e Operas: Do t’i shohësh shenjat e dhunës?

“Policia nuk ka ushtruar dhunë ndaj qytetarit Alfred Lela, tha kryeministri Rama. “Policia e Shtetit ka vepruar strikt bazuar ne proceduren dhe protokollet e protestave”.

Kryeministri Edi Rama po jep një intervistë aspak të zakontë për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Gazetari Balla po e interviston Ramën nga salla e re e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku mes të tjerash e pyeti nëse kjo shija e tij për të rindërtuar, po e lë të vetëm përballë të tjerëve.

Dhuna e policisë ndaj Lelës

Rama: Shikoj një fragment të gjithë teatrit të viktimizimit u vu në skenë për mediat qysh kur u doli gjumi atyre që do ta mbronin me trupat e tyre atë godinë dhe u përpoqën të ngrenë një re të zezë perceptimi mbi policinë e shtetit. Nëse flasim për dhunë, ka një mënyrë për t’u përcaktuar. Pyetja e ime e parë është çfarë kërkon qytetari Lela aty? E di zt.Lela që sipas ligjit, policia e shtetit në kushtet kur përballet me turmë protestuesish nuk njeh individë, njeh dhe komunikon vetëm me drejtuesit e një organizimi. Pse e kapërceu lajmin Alfredi? Kishte ndonjë lajm atje? Ku është dhuna? Që e morën përkrahësh siç e meritonte dhe e shtrinë përtokë për ta neutralizuar pa përdorur shkopinj gome. Dhuna është goditje. E shoh si një aksion totalisht mbi bazë të procedurës. Ta nxjerrë zt.Leli një protestë ku protestuesit bëjnë këto. Ka hyrë përtej perimetrit të lejuar.

Lela: Je një njëzës i dëmshëm për këtë vend.

Rama: Do të flas me emër se ti nuk meriton respekt. Kështu flisnin prokurorët e Enver Hoxhës.

Lela: Po më dhunon për herë të dytë.

Rama: Drejtohu me edukatë.

Lela: Ty me edukatë që sapo gënjeve me videon që është pas nesh.

Rama: Unë them atë që shoh.

Lela: Njerëzit e kanë gjykuar.

Rama: E kanë gjykuar vëllezërit Budina.

Lela: Do t’i shohësh shenjat e dhunës. (Ul pantallonat) Ka pesë ditë.

 

Fraksion.com