“Opozita në tryezën e Reformës Zgjedhore”; Basha: Topi në derën e PS-së…
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbuluar 2 kërkesat që aleatët e demokratëve kanë pasur për ambasadorët, e ndërsa ka lënë të nënkuptuar se opozita nuk do të rikthehet më në tryezën e Këshillit Politik. Ai ka bërë me dije gjithashtu se do të jetë në protestën e nesërme të Aleancës.
“Shqipëria po bën hapa pas, veprimet e javëve të fundit po e thellojmë dhe më shumë krizën politike dhe po e largojnë vendin nga Europa. Europa e përkushtuar në plotësimin e 15 kushteve. Kërkova ndihmën e vendeve anëtare që vendi të plotësojë kushtet për integrimin, që të hap negociata, që të mbështesë politikën dhe ekonominë. Kemi folur oër ekonominë, ku Shqipëria për shkak të pandemisë, Rama i dërgoi parat për oligargët. 50% e popullsisë ishte në kushte varfëria, pas pandemisë 70%. Ky vit është edhe më i vështirë, duke i falenderuar për ndihmën kam kërkuar që të bëjnë apel në qeverinë e tyre që të shikojnë mundësinë e rritjes ekonomike për vendin. PD dhe unë personalisht do të bëjmë gjithçka për të ecur përpara për integrimin dhe katastrofa ekonomike.
Zgjedhjet janë një nga pikat tona, edhe në kontratën me Aleancën, do të bëjmë gjithcja për të garantuar një proces zgjedhor që shqiptarët një orë e më parë t’i drejtohen kutive të votimit dhe që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.
Kjo nuk varet nga ne, rikthimi në Këshillin Politik. Vullneti nuk shprehet me fjalë, por me veprat, veprat e mazhorancës tregojnë që nuk ka vullnet. Topi nuk ka qenë nuk ka qenë kurrë më parë në derën e PS, opozita s’mund të jetë fasadë. Ndaj e kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është e PS-së, fasadë nuk mund të jemi.
Hetimi i shembjes së teatrti është i pakushtëzuesëm, zotim i imi. Nuk kundërshtoj Metën për hetim ndërkombëtar, por me këtë qeveri vështirë se do të ketë hetim.
Opozita do jetë edhe në protestën e djeshme”, tha Basha.
Fraksion.com