Finalizimi i Reformës Zgjedhore; Rama: Biseda me miq ndërkombëtarë për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës nga prodhuesit e shpifjeve
“Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj. Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtra e lënë në mes të rrugës”, u shpreh Rama.
Rama tha se kishte biseduar edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë, me të cilët tha ai, “kishte dakordësi të plotë për të parë përpara, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore”.
“Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë, në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it”, tha Rama.
Fraksion.com