AktualitetNATO/BETë fundit

Angazhimi i NATO-s me Kompanitë e Teknologjisë Jo-Mbrojtëse

Në kontekstin e punës së tij të vazhdueshme mbi Teknologjitë në zhvillim dhe përçarëse, Divizioni i Sfidave të Sigurisë në zhvillim të NATO-s organizoi një workshop më 18 maj 2020,  për të diskutuar angazhimin e NATO-s me kompani të teknologjisë jo-mbrojtëse.

Workshopi mblodhi së bashku zyrtarë aleatë dhe ekspertë të jashtëm për të folur rreth çështjeve kryesore pasi NATO kërkon të thellojë dhe forcojë angazhimin e saj me kompani të teknologjisë që janë gjithnjë e më me ndikim si në çështjet ndërkombëtare ashtu edhe në sigurinë globale.

Në fjalën e tij, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Mircea Geoană, theksoi se angazhimi i NATO-s me kompanitë e teknologjisë ka rëndësi për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, por edhe për mbijetesën e demokracisë. “Ne duhet të punojmë së bashku për të qëndruar konkurrues dhe për të mbajtur përparësinë tonë, por gjithashtu të ruajmë vlerat tona, mënyrën e të jetuarit dhe sistemin tonë demokratik”, tha Geoană.

Duke i bërë jehonë fjalëve të Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm, disa folës sugjeruan se është thelbësore të nxitet një bashkëpunim më i ngushtë midis vetë kompanive të ndryshme të teknologjisë, përveç bashkëpunimit midis këtyre kompanive, qeverive tona, dhe organizatave tona shumëpalëshe – përfshirë NATO-n. Duke pasur parasysh natyrën fleksibël dhe të shpejtë të ekosistemeve të inovacionit, sektori publik duhet të adaptojë ritmin e procedurave të blerjes në teknologjitë e reja.

Si përfundim, Mircea Geoană theksoi nevojën për të zhvilluar një dialog strategjik shumë më të strukturuar me kompani të mëdha të teknologjisë, si dhe të shfrytëzojë rrjetin e kompanive të teknologjisë fillestare në të gjithë Aleancën. Kjo ka rëndësi për të mbajtur NATO-n relevante, vigjilente dhe të shkathët në një kohë të ndryshimit të shpejtë teknologjik dhe konkurrencës teknologjike në rritje.

 

Fraksion.com