Ambasadorja Yuri Kim takim 1-orësh me Ramën në Kryeministri
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim mesditën e sotme zhvilloi një takim për rreth një orë me Edi Ramën. Shkallët e Kryeministrisë, Kim i ngjiti rreth orës 11:45 ndërsa takimi zgjati deri në orën 13:00.
Referuar aktualitetit politik, temë kryesore e bisedës mendohet se ishte situata e tensionuar pas shembjes së teatrit, por edhe reforma zgjedhore.
Ky ishte takimi i dytë brenda katër ditëve mes Ramës dhe Kim, e cila zhvilloi një bisedë edhe me shefen e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga.
Ndërkohë që Lulzim Basha paraditen e sotme priti në seli ambasadorët e BE-së për t’i informuar mbi situatën politike dhe ekonomike të parë në vështrimin e tij.
Fraksion.com