AktualitetTë fundit

Veliaj: Ja pse Teatri u shemb natën; Referendum…?!

Kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi përse Teatri u shemb natën. “Konflikti mbi teatrin eskaloi kur u përfshi politika. Ne gjykuam se do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse do të prishej ditën. Unë kam përjetuar 21 janarit kur Berisha të vriste me duar në xhepa.

Ne zgjodhëm momentin me riskun më të vogël, prandaj e bëmë ndërhyrjen në atë orë, më vjen mirë që nuk patëm të lënduar, as përdorim përtej eksesit të forcës, përtej shoqërimit për okupimin e hapësirës publike apo partive të mbaruara”.

I pyetur se përse nuk u bëri referendum për teatrin, Erion Veliaj u shpreh se “Ne e bëmë referendumin në 2019. Unë u paraqita në referendum dhe mora të njëjtat vota si në 2015.

Kur e braktis këtë referendum, këshillin parlamentin. Ne të presim?! Kur ti prapë mund të mos vish. E pashë histerinë e djeshme, por vendosin kutitë”, referuar zgjedhjeve lokale.

 

Fraksion.com