AktualitetTë fundit

Nuk surprizon Meta: Hetim ndërkombëtar për Teatrin, do të triumfojmë mbi talebanët dhe oligarkët

Pa asnjë surprizë, Presidenti ka dalë në mbrojtje të protestuesve dhe opozitës që kundërshtojnë ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Teksa tubimi ka nisur, Ilir Meta ka lëshuar një deklaratë publike, ku thotë se është gati të bashkëpunojë me Aleancën.

Postimi i plotë:

Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.

Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.

Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu.

Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë.

 

Fraksion.com