AktualitetTë fundit

Merret vendimi: Xhamitë e vendit do të nisin aktivitetin fetar

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur të rifillojë aktivitetin fetar në të gjitha xhamitë e vendit, pas bllokimit dy mujor nga koronavirusi.

Përmes një letre drejtuar të gjitha myftinive në vend KMSH bën të qartë edhe protokollin e masave, që duhet të zbatohet nga të gjitha xhamitë.

Gjithashtu KMSH në këtë letër ka bërë të qartë edhe protokollin e masave, që duhet të zbatohet nga të gjitha xhamitë:

• Marrja e abdesit në shtëpi.
• Mbajtja e maskës dhe e dorezave.
• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.• Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.
• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.
• Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.
• Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj…
• Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta.
• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup. Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave. Gjithashtu urdhërohen të gjitha myftinitë që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar të njëjtin protokoll. H. Bujar Spahiu Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.”,  thuhet në njoftim e KMSH.

Sipas KMSH, xhamitë duhet të bëjnë dezinfektimin para se të fillojë frekuentimi, si dhe besimtarët duhet të bëjnë abdesin në shtëpi, të marrin maska e doreza dhe sexhaden personale.

 

Fraksion.com