Jusuf Vrioni: Teatri duhej shembur, është ndërtuar me material që jeton 25 vjet
Ideja për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, pasi paraqet rrezik për jetën për të gjithë ata artdashës që duan të ndjekin shfaqjet, daton vite më parë.
Përkthyesi rebel ndaj regjimit komunist, ku nuk munguan edhe vitet e burgut, njëkohësisht edhe diplomat i njohur, Jusuf Vrioni është shprehur në një intervistë te disa viteve me pare për shembjen e godinës së teatrit, pasi nga ana e konstruksionit dhe materialeve me të cilat ajo është ndërtuar, duhet të qëndronte në këmbë për një periudhë të përkohshme vetëm 25 vite.
“Është një episod i çuditshëm që lidhet me një ngjarje tonë të fundit… vila e saj, midis Kaprit dhe AnaKaprit, ishte bërë me një material të një shoqërie, një material që ishte për 25 vjet. Mbas 25 vjet duhej të rrëzohej dhe më vjen keq për këtë polemikë që është bërë këtu në lidhje me këtë Teatrin tonë Kombëtar dhe ai është ndërtuar me të njëjtin material edhe normalisht me rregullat e konstruksionit, pavarësisht nuk më vjen keq ta them, nga afati unë e ndaj atë preokupimin e njerëzve të teatrit po si ndërtesë ajo duhesh rrëzuar absolutisht. Ajo nga ana teknike duhesh rrëzuar edhe ndërtesa e kësaj Eda Çanës është rrëzuar”, është shprehur Jusuf Vrioni.
Jusuf Vrioni është një prej personaliteteve më të spikatur të kulturës, madje në 2006, për mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e çmuar në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhë dhe kultura të huaja, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë Berisha krijoi çmimin Jusuf Vrioni. Vrioni më 13 shtator 1947 arrestohet nga regjimi diktatorial dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë. Prej shkurtit 1949 e deri më prill 1950 burgoset në njërën prej shtatëmbëdhjetë qelive famëkeqe të Koçi Xoxes. Në korrik 1950 dënohet me pesëmbëdhjetë vite heqje lirie dhe punë të detyruar, pjesë të dënimit e kaloi në burgun e Burrelit.
Fraksion.com