AktualitetOp-EdPolitikëTë fundit

Cakaj bisedë me ministren franceze Montchalin: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor, Europa

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme zhvilloi një bashkëbisedim online me ministren e Shtetit për Çështjet Europiane të Francës, Amélie de Montchalin.

Kryediplomati Cakaj bëri me dije, se biseda u fokusua kryesisht në masat e ndërmarra dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën e përbashkët kundër COVID-19, ecurinë e reformave në Shqipëri dhe gatishmërinë për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të nevojshme, për të vazhduar më tej në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Për më shumë, diskutuam edhe mbi zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar rëndësinë e sigurimit të një perspektive të prekshme evropiane për të gjitha vendet”, shtoi Cakaj.

Dy ministrat vlerësuan gjithashtu rëndësinë e marrëveshjes për Agjencinë Franceze të Zhvillimit si një burim shtesë, jo vetëm i zhvillimit të Shqipërisë, por edhe i thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Fraksion.com