AktualitetTë fundit

Budina, protestuesve: Ndaloni urgjent provokimet, jo dhunë…do fitojmë me kulturë e qytetari

Prej orës 16:30 po zhvillohet protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në mbështetje të së cilës kundër qeverisë është opozita. Strukturat e PD-së në rrethe u organizuan t’i bashkohen tubimit, por makinat kaluan të gjitha në filtër dhe hyrjet e pajustifikuara në kryeqytet nuk u lejuan, pasi Tirana është zonë e kuqe.

Teksa mbante fjalim përpara protestuese, një shashkë shpërtheu mes protestuesve. Ai i ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë provokimet, pasi kjo protestë është kryefjalë janë vlerat kulturore.

Mbani qetësi, se jemi për të treguar vlerat tona, nuk jemi këtu kundër policisë dhe për të dhunë, ndaloni provokimet urgjent. Nuk kemi interes policisë, por zgjimi i vlerave të qytetarisë, që ju të çlironi energjitë pozitive”, tha Budina.

 

Fraksion.com