Budina në rrënojat e Teatrit Kombëtar: Ndihem sot si një njeri që kthehet në skenën e krimit
Regjisori i njohur Edmond Budina është ende i tronditur nga prishja e turpshme e Teatrit Kombëtar gjatë ditës së djeshme, ndaj sot është rikthyer sërish atje.
Ai ka shkuar pranë rrënojave të teatrit dhe është shprehur mes dhimbjes se i kanë prishur gjënë më të dashur që ka pasur në jetë.
Regjisori rrëfen se për të, e gjitha është një skenë krimi, teksa e gjithë pasuria e teatrit është varrosur në ato rrënoja.
Budina bën thirrje se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk do ta lërë me kaq këtë çështje e do vijojnë protestat.
“Ndihem sot si një njeri që kthehet në skenën e krimit, ku i kanë vrarë mbase gjënë më të dashur që ka pasur në jetë.
Është e dhimbshme të shikosh këto eskavatorë që gërryejnë dhe e fshehin atë që dy ditë më parë e thanë me gojën e tyre, që duhet të shpëtohet gardëroba, ekuizita.
Të gjithë pasurinë e atij teatri u varrosën në ato rrënoja, revoltohesh nga ky gjest”- u shpreh regjisori.
Fraksion.com