AktualitetPolitikëTë fundit

“S’ka reformë zgjedhore”; Basha i bashkohet protestës së Aleancën; Zotohem personalisht se do të rindërtoj Teatrin siç ishte

Partia Demokratike do ti bashkohet protestës së thirrur nga Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit që do të zhvillohet të hënën në ora 16:30 në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes me kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të Partisë Demokratike, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e ditës së hënë në orën 16:30 që është thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka shpallur një protest për ditën e nesërme  në orën 16:30 dhe ka kërkuar pjesëmarrjen sa më të madhe të qytetarëve dhe është vendim i lidershipit të PD për t’i bërë thirrje të gjithë demokratëve shqiptarë, të gjithë opozitarëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që të jemi në protest në mbështetje të aleancës, kundër këtij akti makabër  në shkelje flagrante të kushtetutës dhe ligjit. Në një protest jo vetëm në mbrojtje të teatrit, por kundër shkeljes së ligjit, mjerimit ekonomik, që janë veprat e keqbërësit që është Edi Rama”,- tha Basha.

“Në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat për të siguruar pjesëmarrjen maksimale për tu angazhuar në këtë protest në orën 16:30 e cila ndonëse si shkak mbetet prishja e teatrit kombëtarë, ka për detyrë diçka shumë më të madhe që u takon të gjithë shqiptarëve, rikthimin tek vlerat elementare të Demokracisë të shtetit të së drejtësi dhe garancisë së sigurive të qytetarëve shqiptarë. Këto do të jenë të mundura kur Shqipëria ti kthehet qytetarëve të saj.”,- u shpreh Basha.

Kreu i Demokratëve garantoi se me të ardhur në qeveri do të rindërtoj Teatrin Kombëtar me arkitekturën e saj tradicionale, por me një mjedis të brendshëm të modernizuar.

“Gjej rastin të përsëris angazhimin zyrtarë të opozitës me firmën time për rindërtimin e Teatrit Kombëtar dhe jo thjesht restaurimin, por ndërtimin e plotë të Teatrit Kombëtar me parametrat e konceptuara, me modernizimin e nevojshëm brenda. Ky është një zotim, të cilin unë, personalisht dhe koalicioni opozitar, nesër në qeverisjen e vendit, do ta bëjmë realitet ”,-përfundoi Basha.

 

Fraksion.com