SHBA, Azar: Nuk ka rritje të rasteve me COVID-19 në zonat që janë rihapur
Autoritetet nuk po shohin rritje të rasteve me koronavirus në vendet që po rihapen, por po shohin rritje në disa zona që vazhdojnë të jenë të mbyllura, tha të dielën sekretari i Shëndetësisë Aleks Azar.
Komentet zoti Azar i bëri për rrjetin televiziv CNN.
Zoti azar foli edhe mbi çështjen e hapjes së ekonomisë.
“Kjo varet nga zonat, nuk mund të ketë një filozofi për të gjitha, por rihapja është e domosdoshme, sepse nuk kemi të bëjmë me një çështje të shëndetit përballë ekonomisë, por me një çështje të shëndetit përballë të qenit të shëndetshëm”, tha ai, duke shtuar se do të kishte pasoja të rënda shëndetësore në rast të mos rihapjes së vendit.
I pyetur në lidhje me imazhet e pasqyruara në media nga disa zona të vendit ku shfaqen njerëz të ngrumbulluar në lokale apo të grupuar pranë njëri-tjetrit zoti Azar tha që kjo ishte kostoja e lirisë.
“Mendoj se ka raste që do të shihni njerëz që bëjnë gjëra që janë të papërgjegjshme. Kjo është pjesë e lirisë që ne kemi këtu në Amerikë“, tha ai për CNN.
Fraksion.com