AktualitetTë fundit

Publikohet posteri i protestës së nesërme: Protesto, poshtë diktatura

Edhe pse shumë pak orë kohë për t’u organizuar, në rrugët e qytetit janë afishuar posterat e protestës që pritet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:30.

“Protesto, poshtë diktatura. Ora 16:30″, shkruhet në poster, teksa është përzgjedhur një foto nga protesta e opozitës, ku janë të shpalosur duy flamujt e Shqipërisë dhe BE-së.

Shihemi nesër në 16:30”, kanë qenë fjalët e fundit  të regjisorit Robert Budina, që mbyllën protestën  e artistëve, qytetarëve dhe politikanëve që u rreshtuan hapur kundër shembjes së Teatrit.

Edhe pse godina e Teatrit Kombëtar u shemb, ato e quajnë një fitore gjithçka ndodh këtë të dielë, pasi sipas tyre nxorrën në pah “fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie që ka qëllime mafioze”.

Gjatë 12 orë protestë, që  u shoqërua me përplasje, tension me policinë,  u shoqëruar në Komisariate,  qytetarë, artistë dhe përfaqësues politik, si Neritan Liçaj, Rebert Budina, 3 ish-deputetët e LSI, Silva Caka, Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari, kryetarja Monika Kryemadhi, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, dhe gazetari Alfred Lela.

Protesta do të vijojë ditën e nesërme në orën 16:30 para Ministrisë së Brendshme, kundër policëve me kauzën e re të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit “kundër vrasjes që qytetarëve”, pasi akuzojnë efektivët blu se kanë nisur shembjen kur brenda godinës ka pasur njerëz.

 

Fraksion.com