“Më nxirrni nga burgu, të gjej kurë për koronavirusin”; Refuzohet kërkesa e shqiptarit më të urryer në SHBA
Martin Shkrelit i është refuzuar kërkesa për lirim të parakohshëm nga burgu, në mënyrë që të siguronte një medikament kundër COVID-19.
“Gjykata nuk konstaton se lëshimi i z. Shkreli do të mbrojë publikun edhe pse ai kërkon të shfrytëzojë përvojën e tij me farmaceutikë, për të ndihmuar në zhvillimin e një medikamenti për COVID-19, të cilin do ta sigurojë pa ndonjë kosto”, thuhet në raportin gjyqësor.
I njohur si “Djaloshi i farmacive”, ai u dënua në marsin e vitit 2018 me burgim, pasi u gjet fajtor për mashtrim të letrave me vlerë, gënjeshtra ndaj investitorëve në fonde mbrojtëse dhe manipulimin e aksioneve në Retrophin Inc., një kompani bioteknike që ai e themeloi vetë.
“Nuk jam i befasuar, por shumë i zhgënjyer. Klientit tim famëkeq, nuk i lejohet të pushojë e as të kontribuojë kur i duhet vendit më së shumti”, tha avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman.
Si njeriu apo shqiptari më i urryer në botë, Shkreli më së shumti njihet për rritjen e çmimit të një ilaçi kundër HIV-it me 5,000 përqind, por dënimi i tij nuk lidhet vetëm me këtë veprim.