AktualitetPolitikëTë fundit

Edhe Lulzim Basha ulet këmbëkryq te “Myslym Shyri” me Kryemadhin; Qytetarët të vijnë këtu sonte për të shpëtuar Shqipërinë

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon të qëndrojë këmbëkryq te “Myslym Shyri” në shenjë proteste për shembjen e Teatrit,  ka mberritur kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe demokratët.

“Prania ime dhe e opozitës është detyrë. Ata që kryejnë dhunë barbare do marrin përgjigjen e merituar. As do harrohen e as do falen. Do vazhdojmë me protestë”, tha ai.

“U bëj thirrje që të njohin vetëm një të drejtë, të drejtën për të protestuar me këtë regjim palaçosh. Nuk ka bandit dhe kriminel si Rama t’ua heq këtë të drejtë. Ka shumë pak banditë në dispozicion të regjimit. Jemi këtu për të dhënë një sinjal të qartë që sa herë qytetarët. Ky regjim nuk njeh ligj, jemi përballje. Do qëndroj këtu sa të jetë e nevojshme. Asgjë nuk është koronavirusi me Ramavirusin, qytetarët e Tiranës të derdhen sonte për të shpëtuar Shqipërinë”, tha Basha.

 

Fraksion.com