AktualitetPolitikëTë fundit

“Do t’ia ha veshin Edi Ramës”; Tmerron kryetarja e LSI: Organet e fëmijëve tuaj do t’i shesi jashtë shtetit

Protestues të opozitës dhe aktiviste te shoqerise civile jane mbledhur ne shesh te protestojne kunder shembjes se Teatrit Kombetar.

Dikush nga aktivistet e pyeti Monika Kryemadhin nese do te amnistohet  shembja e Teatrit kur opozita te vije ne pushtet. Kryemadhi u pergjigj thjesht.

“Une do t’i haj veshin Edi Ramës’, tha kryearja e LSI.

“Unë do i haj veshin Edi Ramës. Jam e zhgënjyer nga politika, kjo histori nuk ka të bëj me zhgënjim politik. Më varni te Kali i SKëndërbeut,të marr përgjegjësit të Ramiz Alisë, të Lulzim Bashës, Fatos Nanos, të Ilir Metës, të gjithë artistëve që janë rrogëtarë në Bashki, unë marr përsipër në emër të 30 viteve tranzicion në kryqëzoni dhe të bien rehat dhe të laj të gjithë haqet e njerëzve”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë ajo paralajmëroi se Edi Rama do vijë një ditë që do t’ua marrë organet fëmijëve të shqiptarëve dhe do t’i trafikojë jashtë shtetit.

Kryemadhi nuk ngurroi të sulmonte edhe një tjetër gazetare: “Hiqe maskën njëherë se të bllokon frymëmarrjen. Se nuk të merr truri ajër pastaj”, tha ajo.

 

Fraksion.com