AktualitetNATO/BETë fundit

Deklarata për Afganistanin nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Unë mirëpres vendimin e marrë nga udhëheqësit politikë të Afganistanit për të zgjidhur dallimet e tyre dhe bashkuar përpjekjet për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse.

Në mes të pandemisë COVID-19 dhe dhunës së vazhdueshme të Talibanëve kundër afganëve të tjerë, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë liderët afganë të bashkohen dhe të punojnë për të mbajtur paqen në Afganistan. Ne u bëjmë thirrje talebanëve që të respektojnë angazhimet e tyre, të zvogëlojnë dhunën tani, të marrin pjesë në negociatat brenda-afgane dhe të bëjnë kompromise të vërteta për paqen e qëndrueshme dhe përfitimin e të gjithë afganëve.

Të gjitha palët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi të paparë për paqe. Ne duhet të shohim një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i jep fund dhunës; ruan të drejtat e njeriut për të gjithë Afganët, përfshirë gratë; përkrah sundimin e ligjit; dhe eleminon strehët e sigurta terroriste një herë e përgjithmonë.

Aleatët dhe partnerët e NATO-s qëndrojnë plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të Afganistanit, përmes misionit tonë të trajnimit të Ndihmës Resolute dhe me financim.

 

Fraksion.com