AktualitetTë fundit

U dhunua nga policët, rrëfehet i mituri: Më rrahën e ofenduan dhe në makinë, kisha frikë ! E ëma: S’kam vënë gjumë në sy, ndihem e pasigurt

Djali i dhunuar nga efektivi  i policisë ka rrëfyer se ai është dhunuar dhe ofenduar  edhe në makinë, ndërsa në komisariat i është bërë dhe presion psikologjik. Ai tha para kamerave se nuk ka pranuar të zbriste nga biçikleta pasi ndihej i frikësuar dhe tha se kur i vunë prangat u trondit pasi mendonte se do të shkonte në burg. Kur shikon tani videon e dhunës së ushtruar ndaj tij, ai shprehet se është ende nënë shok psikologjik dhe nuk e beson dot se është ai që po dhunohet nga policët në atë moment.

‘Kam qenë me dy shokët e mi të ngushtë duke shëtitur me biçikletë dhe ishte koha kur po ktheheshim në shtëpi. Aty na ndalon policia dhe më thotë zbrit nga biçikleta. Nuk  zbrita pasi sha frikë dhe mendova se do më merrnin dhe biçikletën. që nuk ishte e imja por e një shoku. Thirrën patrullën me më zbritën me zor dhe donin të më vinin prangat, por nuk doja pasi kisha frikë. Më kanë dhunuar jo vetëm aty por dhe edhe në fugonin e policisë dhe në komisariat më kanë bërë presion e dhunë psikologjike. Pasi erdha në shtëpi isha shumë i çuditur, nuk e kisha mendjen te plagët edhe pse më dhembnin. I njëjti polic që më goditi jashtë e bëri dhe në makinë, ndërsa po ai më bënte presion dhe në komisariat”, tha djali 15-vjeçar.

E ëma e të miturit, ishte po ashtu e terrorizuar nga dhuna e bërë të birit duke shprehur dhimbjen si prind. Ajo tha se kjo ngjarje e ka tronditur shumë dhe e ka bërë të ndihet e pasiguritë këtu u jeton. Nuk di se ku të drejtohem për dimë, tha ajo, ndërsa shtoi se fëmija i është dhunuar barbarisht pa bërë asgjë, vetëm se po shëtiste me biçikletë.

“Kjo është një situatë, që nuk po e mbledh dot veten. Aty ku ne kërkojmë të ndihmohemi, aty ne dhunohemi. Mua fëmija më është dhunuar barbarish dhe është vetëm 15 vjeç dhe 2 muaj karantinë e ka ruajtur. Ka vetëm një javë që lëviz dhe mua më kërkoi leje për të dalë. Unë si prind i jap leje dhe policia ma dhunon, kjo është e tmerrshme, nuk kam vënë gjumë në sy gjithë natën. Nuk di ku të drejtohem dhe ku të kërkojë ndihmë. Ndihem e pasiguritë”, është shprehur e ëma e adoleshentit.

Këto deklarata të 15-vjeçarit dhe familjarëve të tij u bënë gjatë një vizite të ish deputetet së PD, Oriola Pampuri në banesën e tyre. Ajo tha se dhuna është e patolerueshme dhe se policët duhet ta këshillonin, qoftë dhe kritikuar me fjalë, por kurrë dhunuar.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Kreu i PD-së, Lulzim Basha, presidenti Meta dhe Avokati i Popullit duke kërkuar që autoritet të sigurojnë të drejtat e njeriut dhe jo t’i shkelë ato. Ata kanë dënuar dhunën ndaj adoleshentit, ndërsa kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për policinë që ka kryer aktin.

Pas publikimit të videon policia e shtetit ka pezulluar policin që dhunoi 15-vjeçarin, ndërsa për tre të tjerë kanë nisur hetimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Policia e Shtetit dënoi ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën.

 

Fraksion.com