AktualitetBota+Të fundit

Turqi, rritet në 4.096 numri i viktimave nga COVID-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 41 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vendin e tij është rritur në 4.096.

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se numri i rasteve të infektuarve me koronavirus në Turqi është rritur në 148.067, pasi 1.610 raste të tjera u regjistruan gjatë ditës së fundit.

Ai po ashtu theksoi se 2.004 pacientë të tjerë janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 108.137.

Autoritetet shëndetësore të vendit njoftuan se në 24 orët e fundit janë kryer 42.236 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer mbi 1.58 milionë teste.

Aktualisht në Turqi 906 pacientë po trajtohen në kujdes intensiv.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimn e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.5 milionë, me pothuajse 310 mijë të vdekur dhe mbi 1.6 milionë të shëruar.

 

Fraksion.com