“Treg Tur Korça”: 52 mijë euro nga IPARD për përmirësimin e teknologjisë në bujqësi
“Treg Tur Korça”, krijuar në vitin 1997, importon dhe eksporton prodhime bujqësore, blegtorale, fruta perime etj.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural thekson se ky investimi për të cilin ky subjekt ka përfituar nga granti i programit IPARD ka shërbyer në blerjen e makinerive dhe pajisjeve të specializuara për hortikulturë, traktorë bujqësorë, pompa e pajisje të tjera të specializuara për përmirësimin teknologjisë së fermës së Treg Tur Korça.
Ky investim synon përmirësimin e teknologjisë e cila do të ndikojë në uljen e kostos së punimeve, kohën e pritjes së marrjes me qira tek të tretët, si dhe uljen e dëmtimeve me synim përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e sasisë.
Vlera e investimit në këtë kompani llogaritet në rreth 80 mijë euro dhe vlera e grantit të përfituar nga IPARD arrin në 52 mijë euro. /r.e/
Fraksion.com