SHBA raporton 1.580 viktima të reja nga COVID-19, gjithsej 88.550
SHBA ka raportuar 1.580 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 88.550.
SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë dhe është epiqendra e këtij virusi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, në 24 orët e fundit në SHBA janë konfirmuar 26.222 raste COVID-19, duke e çuar në 1.485.912 numrin e përgjithshëm të rasteve.
Sa i përket numrin të rasteve, SHBA ndiqet nga Spanja me 276.505 raste të zbuluara, Rusia me 272.043 raste të zbuluara dhe Mbretëria e Bashkuar me 240.161 raste të zbuluara.
Shteti New York është më i prekur në SHBA, me 356 raste të zbuluara dhe 27.574 vitkima.
Në SHBA janë kryer mbi 11 milionë teste të dyshuara të COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus është 327 mijë.
Fraksion.com