Nga mesnata e së shtunës kufijtë në Europë më të depërtueshëm
Gjermania, Austria, Zvicra dhe Franca lehtësojnë nga e shtuna hapjen e kufijve mes tyre. Por këto lehtësime vlejnë vetëm për grupe të caktuara.
Udhëtimi për shkaqe turistike, blerje apo karburant nuk lejohet. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer i bëri të ditura hapat e njëpasnjëshëm të hapjes së kufirit të mërkurën. Nëse zhvillimi i pandemisë e lejon, atëherë të gjitha kufizimet e udhëtimit mes Gjermanisë, Francës, Austrisë, Zivcrës dhe Francës do të hiqen në bazë të ujdive mes vendeve më 15 qershor 2020.
Deri më 14 qershor ka një paralajmërim udhëtimi të Ministrisë së Jashtme gjermane për të gjithë botën. Kjo do të thotë, se gjermanët deri në këtë datë nuk duhet të ndërmarrin udhëtime. Ndryshime ka me Luksemburgun. Kontrollet kufitare hiqen tërësisht me këtë vend nga e shtuna. Kurse kontrollet me Danimarkën janë në fuqi.
Italia e prekur rëndë nga Corona kërkon më 3 qershor të lejojë udhëtimet jashtë edhe hyrjen në vend. Këtë e parashikon një urdhëresë e qeverisë italiane që u publikua të shtunën në Romë. Sipas kësaj qytetarët nga BE dhe hapësira Shengen mund të udhëtojnë, edhe pa qëndruar dy javë në karantinë. Deri më tani udhëtimi është vetëm në raste të jashtëzakonshme i mundur. Për shkak të pandemisë së Coronës kufijtë në Europë janë mbyllur nga mesi i marsit. Përjashtime ka pasur për profesione të rëndësishme për funksionimin e sistemit, personelin mjekësor apo punëtorët në rajone kufitare.
Fraksion.com