AktualitetRajoniTë fundit

Itali, bie numri i vdekjeve

Në Itali, numri i vdekjeve nga COVID-19 ra në 153 të shtunën, krahasuar me 242 një ditë më parë. Kjo është shifra më e ulët e raportuar që nga data 9 Mars.

Agjencia e Mbrojtjes Civile tha gjithashtu se numri ditor i rasteve të reja u rrit në 875 nga 789 që ishte të premten.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë më 21 shkurt tani arrin në 31.763, i treti më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Numri i rasteve të konfirmuara në Itali ka arritur në 224.760, i pesti më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara, Spanjës, Britanisë dhe Rusisë.

Numri i njerëzve të regjistruar si pesona që aktualisht bartin sëmundjen ra në 70,187 nga 72.070 një ditë më parë.

Të shtunën kishte gjithsej 775 persona në kujdes intensiv, nga 808 të premten, një rënie që vazhdon prej ditësh.

 

Fraksion.com