AktualitetBota+Të fundit

Erdogan: Ndërtimi i urës në Ngushticën e Çanakalasë, ëndërr shekullore

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ndërtimi i urës në Ngushticën e Çanakalasë ishte një ëndërr e shekujve.

Erdogan mori pjesë nëpërmjet video-konferencës në ceremoninë e zhvilluar për vendosjen e bllokut të fundit të kullës prej çeliku 318 metra të urës ”Çanakala 1915”.

Erdogan tha se janë lënë pas fazat më të rëndësishme në ndërtimin e kësaj ure dhe se me këtë proces përfundon vendosja e blloqeve të katër kullave.

Ai vuri theksin se ”ura është pika më kritike e kalimit të rrjetit të autostradave të mëdha që rrethojnë nga të dyja anët detin e Marmarasë”.

“Ndërtimi i urës në Ngushticën e Çanakalasë ishte ëndërr e shekujve. Hapësira e mesme prej 2 023 metrash e urës është gjithashtu një shprehje e objektivave tanë për 2023-in”, tha Erdogan duke shtuar se “ky nuk është një objektiv i vendosur rastësisht. Ura ‘Çanakkale 1915’ është ura më e gjatë në botë në llojin e saj. Udhëtimi me anije zgjat 1,5 orë, ndësa tani do zgjase vetëm 6 minuta”, shtoi ai.

 

Fraksion.com