Dorëzohet ish-shefi i policisë Vlorë, Jaeld Çela
Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës është vetëdorëzuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Çela është dënuar për “shpërdorim detyre” me 3 vite dhe 4 muaj burg po aq saç u dënua ish ministri Saimir Tahiri, por ish-shefi i policisë duhet t’i bëjë burg pasi i është shmangur drejtësisë, ndërsa Tahirit ju konvertua në Shërbim prove.
Çela akuzohej për tre akuza penale; “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
Fraksion.com