AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Asnjë kryeministër tjetër në botë nuk gënjen si Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë.

Basha shprehet se “asnjë kryeministër tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët”.

“Asnjë kryeministër në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon”, thekson ai.

Sipas tij, mashtrimet nuk hahen dhe fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë.

“Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”, – thekson Basha.

 

Fraksion.com