Von der Leyen: Ta ringremë turizmin europian
Europa po rihapet hap pas hapi, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Sot, Komisioni i BE-së ofron një udhëzues se si rifilloni të udhëtoni në mënyrë të sigurt dhe me përgjegjësi për të ngritur në këmbë turizmin europian’’, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një shënim në Twitter.
Brukseli po përpiqet t’i përgjigjet pyetjes me rekomandime për 27 vendet e BE-së, duke i nxitur veçanërisht për rihapjen e kufijve të tyre të brendshëm për të penguar një fundosje të aktiviteteve turistike.
Ky sector është vendimtar për ekonominë e Bashkimit Europian, sepse ai përfaqëson 10% të PBB-së së tij dhe 12% të punësimit.
Fraksion.com