Rusi: 100-vjeçarja shërohet nga koronavirusi
Një grua 100 vjeçare është shëruar nga koronavirusi i ri, në një spital të Moskës në Rusi.
Spitali njoftoi se, Pelageya Poyarkova, e përfundoi trajtimin mjekësor dhe dalja e saj nga spitali përkoi me 100 vjetorin e lindjes së saj.
Televizioni rus tregoi pamje të gruas së moshuar, e cila kishte vendosur një maskë mbrojtëse dhe në dorë mbante një tufë me trëndafila të kuq, ndërsa dilte nga spitali me një karrocë.
Ajo u përshëndet nga mjekë dhe gazetarë të shumtë, raporton AFP.
Poyarkova ishte infektuar nga një pacient në një spital tjetër, ku ajo ishte duke marrë një trajtim rutinë.
E lindur në Moskë, gruaja e moshuar tani jeton me vajzën dhe dhëndrin e saj. Burri i saj u vra në Luftën e Dytë Botërore, duke e lënë atë të kujdeset vetëm për fëmijën e saj, tha spitali.
Deri të mërkurën Rusia ka raportuar 242,271 raste të të infektuarve me COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi i ri.
Koronavirusi i ri është veçanërisht i rrezikshëm për njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.
Fraksion.com