Katari sjell në Shqipëri 10 tonë pajisje mbrojtëse për të luftuar koronavirusin
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se shteti i Katarit ka ndihmuar Shqipërinë me 10 tonë materiale mbrojtëse, në këtë kohë të vështirë të koronavirusit.
Manastirliu i shpreh mirënjohje Katarit për këtë ndihmë të madhe, ndërsa publikon në “Facebook” fotot e mbërritjes së ndihmave në aeroportin “Nënë Tereza”.
“Një tjetër gjest solidariteti nga shteti i Katarit për vendin tonë. ✅ 10 ton materiale të mbrojtjes personale, maska, mbrojtëse për fytyrën, syze dhe veshje speciale kanë mbërritur sot në aeroportin “Nënë Tereza”, në ndihmë të mjekëve në vijën e parë, për përballimin e #COVID19. Mirënjohje shtetit të Katarit për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë në ditë të vështira🙏🏼 🇦🇱🇶🇦”, shkruan Manastirliu.
Fraksion.com