AktualitetTë fundit

Koronavirusi; Rama: Të përgatitemi për mundësinë e një vale të dytë; Manastirliu: Nga 18 maji mund të mbyllim Sanatoriumin si spital COVID/VD

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit sot të depos së barnave në QSUT ka kërkuar kujdes maksimal dhe respektim të masave anti-COVID gjatë periudhës që po bëhet hapja graduale për të shmangur një valë të dytë të mundshme të infeksionit.

“Ne duhet ta përgatisim se cdo gjë mund të ndodhë edhe duhet të jemi gati, është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan, hë se nuk ka gjë, shumica e kupton se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë. Por rutina dhe zakonet janë të forta, duhet të përgatitemi për eventualitetin e një vale tjetër. Do Zoti mos të na sjellë përpara kësaj sprove por duhet të jemi të përgatitur” tha Rama.

Mministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  nga ana e saj tha se duke qenë se numri i pacientëve është ulur po mendojnë që duke filluar nga dita e hënë, datë 18 maj të mbyllin Sanatoriumin si spital COVID dhe të fokusohen vetëm te Infektivi në QSUT.

“Jemi në hapat e fundit për të krijuar mundësinë e optizimizimit të strukturës së ish-kirurgjive në QSUT në rast se do të nevojitet për trajtimin e pacientëve me COVID. Aktualisht forcat janë përqendurar në QSUT. Jemi duke menduar mbylljen e COVID2 nga data 18 maj. Ndërkohë që struktura e COVID3 do të jetë shumë shpejt gati, për të përqendruar në QSUT trajtimin e pacienteve. Pavarësisht se kemi ulje në numra, të gjithë strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri” tha ajo.

 

Fraksion.com