“Koalicion në 2021 me LSI”; Rama: Kurrë mos thuaj kurrë në politikë, por perspektivë pa interes
Kryeministri Edi Rama në një komunikim live me gazetarët ka përjashtuar mundësinë që PS të shkojë në koalicion me LSI në zgjedhjet e 2021.
Rama e konsideron LSI-në partinë e Presidentit Meta e cila është degraduar dhe nuk përbën perspektivë për një aleancë me ta.
”Në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Por nuk shoh një koalicion me partisë e Presidentit sepse konteksti i sotëm, degradimi i vazhdueshëm i assaj force politike dhe detyrimet tona programore ashtu si dhe bindja jonë që është e mjaftueshme të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë krejtësisht pa interes këtë perspektivë. E përjashtoj. ” tha Rama.
Fraksion.com