Life StyleTë fundit

Florjan Binaj: Nuk do t’i vë emrin e ish-it fëmijës

Aktori Florjan Binaj është shprehur kategorikisht kundër vendosjes së emrit të ish-it fëmijës së tij.

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Flori tha se nuk do ta bënte kurrë.

“Nga gjithë ato emra që ka në botë? I bie që nuk je shkëputur dot nga e shkuara. Jo, jo! Këtu jo”

Flori tha që pëlqen emrat shqiptarë, madje dhe fëmijëve të tij i ka vendosur emra me rrënjë shqiptare, Krena (vajza) dhe Glauk (djali).

Aktori foli edhe për vështirësinë që kanë të huajt për të thënë emrat shqiptarë. Në lidhje me këtë vështirësi Flori u shpreh që, “të huajt i bien për shkurt” dhe i përshtasin emrat sipas vendeve të tyre.

“Unë e kam Flori dhe grekët më thërrasin Jani, nëse e ke emrin Petrit, të thërrasin Jorgo, unë mendoj që ato i bien për shkurt dhe ia fusin emër grek”, thotë Flori.

 

Fraksion.com