AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Sqarim për shumë komente mbi aplikimet për kartë ID dhe pasaportë

Kryeministri Rama i është përgjigjur qindrave komenteve lidhur me aplikimet për kartë ID apo pasaportë biometrike, proces që sipas tij është lehtësuar ndjeshëm dhe është përgjysmuar koha me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat.

Rama tha se aplikimet për kartë ID dhe pasaportë biometrike kryhen online në e-Albania.

Pasi merr aplikimin, Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar.

Ndërkaq, pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID-19.

“Sqarim për shumë komente mbi aplikimet për kartë ID dhe pasaportë. Procesi është lehtësuar ndjeshëm dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit e të radhës në komisariat. Karta ID apo Pasaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-Albania.

Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar

Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë “Aleat”. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID-19”, – tha  Rama.

 

Fraksion.com