Patentat; Rama: Maska dhe doreza; Jo mbi 1 praktikant në kabinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “vazhdojmë hapjen”, ndërsa iu referua rihapjes në dy faza të aktivitetit të subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për leje drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë.
Konkretisht nga 11 maji del urdhëresa për rinisjen e regjistrimeve të reja, si dhe riçelet aktiviteti ekonomik për kursantët e rinj që presin prej 2 muajve.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor apeloi për ndjekjen me rigorozitet të masave që frenojnë përhapjen e infeksionit COVID-19, si ruajtjen e distancave mbi 1.5 m dhe higjienës, si dhe zhvillimin e seancave online.
Nga 18 maji nis edhe instruksioni në rrugë, jo mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë familjarë. Në këtë rast personat duhet të mbajnë maska, doreza, ndërsa është e nevojshme dezinfektimi i mjedisit në çdo rast.
DPSHTRR informon se ka ngritur një njësi operacionale anti-Covid e cila do të monitorojë hap pas hapi zbatimin e protokolleve të posaçme të sektorit të kualifikimeve për leje drejtimi.