AktualitetBota+Të fundit

Franca raporton 263 vdekje të reja nga COVID-19, gjithsej 26.643

Franca në 24 orët e fundit ka regjistruar 263 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 26.643.

Kjo rritje e numrit të vdekjeve në Francë paralajmëron autoritetet përderisa vendi bëri një përpjekje për të rifilluar jetën e para bllokimit.

Së fundmi, autoritetet regjistruan 263 viktima, një rritje jo e vogël krahasuar me një ditë më parë kur vendi në 24 orë regjistrua 193 viktima.

Ministria franceze e Shëndetësisë njoftoi se rastet e zbuluara me koronavirus në vend po ashtu janë rritur në 139.519.

Aktualisht, numri i pacientëve që po trajtohen në spitale është 22.284, prej të cilëve 2.712 janë në kujdes intensiv.

Pavarësisht nga ashpërsia e virusit, shumica e të prekurve pësojnë simptoma të buta dhe shërohen. Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, në Francë janë shëruar 56.724 pacientë paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus ka tejkaluar shifrën 4.1 milionë, me rreth 284 mijë të vdekur dhe rreth 1.4 milionë të shëruar.

 

Fraksion.com