COVID-19 – Kolumbia rihap ekonominë pavarësisht rasteve të reja të infektimit
Kolumbia nisi sot rihapjen e ekonomisë së saj duke lejuar miliona njerëz të kthehen në punë, edhe pse rastet e infektimi me COVID-19 vazhdojnë të rriten.
Në kryeqytetin e vendit, Bogota, rreth 2,3 milionë njerëz pritet të rifillojnë punën në disa sektorë, ku përfshihet ndërtimi dhe prodhimtaria.
Presidenti Ivan Duque ka autorizuar, gjithashtu, rihapjen edhe të pjesëve të tjera të ekonomisë, ku përfshihen tregtarët me shumicë të makinave dhe mobiljeve, libraritë, hekurpunuesit, mekanikët dhe lavanderitë.
Bogota gjithashtu ka vënë orare të ndryshme pune në sektorë të ndryshëm për t’u siguruar që ata nuk do të funksionojnë të gjithë në të njëjtën kohë.
Personat të cilët nuk kanë nevojë të shkojnë në punë mbeten nën kushtet e kufizimeve deri më 25 maj.
Fraksion.com