AktualitetBota+Të fundit

Turqia kërcënon me sulm forcat e gjeneralit Haftar në Libi

Turqia paralajmëroi forcat e komandantit ushtarak, Khalifa Haftar, në Libi se do të bëhen “shënjestra të ligjshme” nëse vazhdojnë sulmet ndaj misioneve dhe “interesave” të Ankarasë.

Qeveria turke ka rritur mbështetjen e saj muajt e fundit për Qeverinë e Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara.

“Ne theksojmë se nëse misionet dhe interesat tona cenohen në Libi, forcat e Haftarit do të konsiderohen objektiva të ligjshme”, tha ministria e Jashtme turke përmes një deklarate.

Ministria tha se bashkësia ndërkombëtare ka një “përgjegjësi të përbashkët” për të ndaluar gjeneralin Haftar.

Libia është futur në kaos që nga rrëzimi dhe vrasja e diktatorit, Muammar Gaddafi, më 2011.

Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata tjetër e udhëhequr nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar me seli në Tobruk.

Turqia njihet si përkrahëse e qeverisë në Tripoli, derisa Rusia përkrah ushtrinë dhe liderin e saj, gjeneralin, Khalifa Haftar.

 

Fraksion.com