AktualitetOp-EdTë fundit

Mitologjia e Planit Marshall

E kotë të bëhen krahasime me programin që rindërtoi Europën pas Luftës së Dytë Botërore: Pati shumë më tepër para (dhe me fond të humbur), të shoqëruara nga tri akse që revolucionarizuan sistemin ndërkombëtar. Dhe mbi të gjitha, askush sot në Europë nuk ka ndërmend të marrë mbi vete përgjegjësinë e udhëheqjes së tranzicionit dramatik siç bënë Shtetet e Bashkuara

Nga çfarëdolloj ane, kur verifikohen situata emergjence, është bërë zakon që t’i drejtohen kësaj klisheje të leksikut politik: «Këtu do të na duhej një Plan Marshall». Kështu që ishte i imagjinueshëm rekursi ndaj mitologjisë se European Recovery Program (ERP) edhe në situatën aktuale. Një parashikim i tillë, në vetëvete banal, ka tejkaluar çdo pritshmëri, pasi kudo formula e planit amerikan përdoret me një këmbëngulje të shlirë nga çdo domethënie historike që pati ai operacion.

Edhe pse Gjenerali George Marshall nuk i qe as frymëzuesi, as zbatuesi, plani mori emrin e këtij Sekretari Shteti të administratës Truman, që qe edhe organizatori i fitores aleate, por pa zbritur ndonjëherë në fushën e betejës. Me një diskutim të shkurtër shumë të cituar – edhe pse shumë pak i lexuar – të mbajtur në Harvard University më 5 qershor 1947, Marshall i qe më shumë bartësi.

Ai tekst, që riparaqiste telajon e e idealizmit wilsonian dhe përmblidhte në pak rreshta vite transformimi të sistemit politik amerikan, është bërë sinonim i «ndërhyrjes së vendosur dhe fitimprurëse për momentet e krizës dramatike». Siç e sqaroi ligji që e bëri efektiv – Economic Cooperation Act i vitit 1948 – nuk bëhej fjalë për një plan bujarisht të hartuar nga fituesi për vendet në gërmadha pas konfliktit të Luftës së Dytë Botërore.

Ai shpërndahej në tri akse të lidhur dhe të destinuar që të kishin një domethënie kushtituese për sistemin ndërkombëtar. I pari ishte riorganizimi i Perëndimit dhe rikthimi i dimensionit “atlantik” të ndërvarësisë, i hedhur në erë me Luftën e Parë Botërore, domethënë me kolapsin e globalizimit të parë. I dyti ishte që të vihej në funksionim nëpërmjet rindërtimit të korrenteve të shkëmbimit motori i Grand Design rooseveltian, domethënë shumësia e organizatave të menduara gjatë luftës në zhvillim nga Roosevelt (nga Kombet e Bashkuara, tek Fondi Monetar Nëdrkombëtar, nga GATT-i tek Banka Botërore), të cilat do t’i jepnin jetë idesë së “qeverisë së botës” që përbënte sfondin e një sistemi ndërkombëtar multilateral. I treti ishte krijimi gjeografik i një fushe ekonomike homogjene në funksion antisovjetik: një bllok politikisht i qëndrueshëm i prirur që të luftonte atë që po ravijëzohej si Lufta e Ftohtë dhe që shënoi 40 vitet e mëpasme e jetës ndërkombëtare.

Efektet e zbatimit të planit qenë të lidhura me agimin e së ashtuquajturës Pax Americana, domethënë krijimin e raporteve të forcës që përshkruanin edhe nëpërmjet dollar standard dominimin hegjemonist e Shteteve të Bashkuara ndaj një Perëndimi kufijtë e shqyera e të cilit do të përkonin me afirmimin e strukturave të kapitalizmit demokratik. Për të qenë të saktë, plani krijoi premisën e këtij transformimi.

Me regjinë e Uashingtonit, vendet e Europës Perëndimore – pa dallim midis humbësve dhe të fituarve – u ulën në tryezën e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik Europian (OECE, pararendësja e OCSE-së), e lindur atëhere për të riprogramuar sistemin prodhues kontinental dhe për ta bërë funksional ndaj optimizimit të mallrave dhe fondeve të vëna në dispozicion nga Shtetet e Bahskuara. U formua aty procesi i integrimit europian, që qysh atëhere mori një rrugë autonome, por ndoqi (dhe ndjek) që të njihet përreth strukturave ekonomike të origjinës.

Plani qe shumë gjëra, por vlera materiale e tij buronte thelbësisht nga dy faktorë. Mbi të gjitha vlera e tij – rreth 13.2 miliard dollarë, baraz me 1.1% e PBB-së amerikane dhe me 2.7% të të 16 vendeve përfituese – financohej me paratë e qytetarëve amerikane, të cilët u kandisën ta pranojnë mbi bazën e një fushate tw egër ku nënvizohej lidhja midis sigurisë ekonomike të Republikës amerikane dhe asaj të Europës Perëndimore.

Së dyti, ai nuk përbëhej vetëm nga huara të lehtësuara (ndaj shlyerjes të së cilave më pas Shtetet e Bashkuara hoqën dorë), por nga mallra dhe lëndë të para që 16 vendet i përfituan falas dhe mundën t’i fusnin në sistemin prodhues nëpërmjet tenderave apo alokimeve strategjike. E ardhura nga shitjet e këtyre mallrave krijoi një fond të dedikuar ndaj lançimit të politikave prodhuese dhe, për pasojë, në adoptimin e një azhurnimi të jashtëzakonshëm teknologjik respektivisht gramatikës industriale europiane.

Ky mekanizëm fuste një kushtëzim të dyfishtë për vendet që e zbatuan planin. I pari prirej ndaj zhvillimin dhe modernizimit të sistemit prodhues; i dyti, pastërtisht politik, parashikonte angazhimin e vendeve të ERP-së ndaj American Way of Life në terma konsumi dhe aksesi ndaj mallrave dhe të aderimit në modele kushtetues liberal – demokratë.

Qe kushtëzimi implicit politik ai që përfaqëson objektin kryesor e mosmarrëveshjes rreth planit. Në fakt, ai u prit në mënyrë kontradiktore jo vetëm nga e Majta, por edhe nga pjesë heterogjene të popullsisë europiane. Parasëgjithash sepse ai propozonte të kufizonte dhe të përçante. Megjithëse formalisht i ofruar vendeve të konstelacionit sovjetik, ekziston një dëshmi e gjerë dokumentare se një ofertë e tillë ishte një çikë më pak se një karrem i hidhur: edhe sikur të donte, socializmi real do të duhej t’u nënshtrohej normave të amerikanizimit të nënkuptuara në Plan.

Është njëlloj elokuente që kritikat e zjarrta, nga viti 1947 e këtej, kundër një pakti të akuzuar se është shprehja më agresive e kapitalizmit amerikan janë kthyer më pas në diagnoza të ashpra respektivisht mënyrës me të cilën u përdorën ndihmat. Nga njëra anë, kjo shpjegon se pse Plani është kalimi paraprak për të kuptuar historinë e konfliktit bipolar dhe, nga ana tjetër, sepse çdo krahasim me të tashmen është i pazbatueshëm. Në kohën e tij, as cold warriors më të flaktë nuk theksuan se Plani ishte frut i një vullneti filantropik i Shteteve të Bashkuara dhe ekziston një konsensus i përgjithshëm ndaj tezës së dytë, sipas të cilës ai u shërbente destinatarëve po aq sa promotorëve.

Hipotezat e një plani për përballimin e krizës së koronavirusit që ndjek aspiratat globale e ERP-së, për nga mënyra sesi janë parashtruar fillimisht nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel e më pas nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, përshkruajnë një ambicie të privuar nga lidhjet me realitetin.

Bilanci i Bashkimit Europian (rreth 1% e PBB-së) – pasi do të ishte Bashkimi Europian i thirrur që të organizojë “Planin e ri Marshall” – është i pamjaftueshëm që ta përballojë një program të ngjashëm si ai i periudhës 1948 – 1952 dhe një zvogëlim i bilanceve kombëtare në favor të bilancit të Bashkimit Europian në këtë fazë duke një perspektivë hënore. Kështu që do të ishin të nevojshme masa (dhe vizione) të jashtëzakonshme.

Veç kësaj, ka edhe një pengesë akoma më të pakalueshme se mangësia e resurseve dhe e kontabilitetit të zakonshëm relativ që apasionon disa politikanë strabikë nga Europa Veriore, që ka të bëjë me marrjen përsipër e përgjegjësisë politike që do të kërkonte një Plan i tillë. Për të qenë vërtet të ndershëm, askush sot në Bashkimin Europian nuk ka ndërmend të udhëheqë tranzicionin dramatik që do të hapet së shpejti dhe do të ishte kjo ajo për të cilën ka nevojë shumë. Jo për evokimin e ngutur e fetisheve historike./Domenica – Il Sole 24 Ore,  Bota.al

 

Fraksion.com