Izraeli zbut masat parandaluese kundër COVID-19, hapen kopshtet
Izraeli konfirmoi dy vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i viktimave në vend ka arritur në 247.
Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, numri i të prekurve ka arritur në 16.454 pas 18 rasteve të reja, kurse 79 pacientë janë në gjendje kritike dhe 11.376 janë shëruar.
Nga 7 maji në Izrael kanë filluar me punë qendrat tregtare, puna e të cilave u pezullua për shkak të koronavirusit
Në kuadër të zbutjes së masave, është hequr dhe ndalesa e lëvizjes më shumë se 100 metra nga vendbanimi, kurse me punë kanë filluar dhe kopshtet.
Fraksion.com