Greqi: E zë poshtë traktori, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar
Një 20 vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi në Megaplatano, afër Lamis.
Sipas burimeve bëhet me dije se ai kishte marrë borxh nga një i njohur një traktor dhe do të shkonte të punonte disa toka.
Dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shpëtuar 20 vjeçarin që në rrethana ende të paqarta, traktori e ka zënë poshtë, por ka qenë shumë vonë.
Bëhet me dije se është hapur një hetim për rastin.




Fraksion.com