Britania e Madhe fillon me daljen e “kujdesshme” nga izolimi
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se nuk do të ketë dalje të menjëhershme nga izolimi, por do të fillojë lehtësimi gradual i masave.
Në një konferencë për media në Londër, Johnson shpalli disa prej masave që do të lehtësohen, duke filluar nga java e ardhshme.
Nga e hëna, britanikët që nuk mund të punojnë nga shtëpia, do të inkurajohen të shkojnë në punë, tha ai.
Ndërsa, nga dita e mërkurë, njerëzit do të lejohen të bëjnë ushtrime në natyrë, për sa kohë që ata i përmbahen udhëzimeve për distancim fizik.
“Ju mund tĂ« uleni nĂ« diell nĂ« parkun tuaj lokal, ju mund tĂ« vozisni nĂ« destinacione tĂ« tjera, madje mund tĂ« luani sporte, por vetĂ«m me anĂ«tarĂ«t e familjes tuaj”, tha kryeministri britanik.
Johnson, në muajin prill ishte infektuar me koronavirusin e ri, dhe kishte qëndruar disa ditë në kujdes intenziv.
“Vendi do tĂ« rimĂ«kĂ«mbet nga kjo sĂ«mundje djallĂ«zore”, tha Johnson.
MbretĂ«ria e Bashkuar “do tĂ« ndryshojĂ« nga kjo pĂ«rvojĂ«”, tha ai, duke shfaqur shpresĂ«n se “britanikĂ«t mund tĂ« jemi mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« mirĂ« se kurrĂ« mĂ« parĂ«”.
Të dielën (10 maj) në Mbretërinë e Bashkuar janë konfirmuar 269 vdekje të reja nga koronavirusi i ri.
Numri i përgjithshëm i viktimave, që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 31,855.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Mbretërinë e Bashkuar janë raportuar gjithsej 216,526 raste të të infektuarve me koronavirus.
Fraksion.com