AktualitetPolitikëTë fundit

“Zjarr në Ministrinë e Shëndetsisë”; Manastirliu: Tym imagjinar nga koka e kryetarit të PD-së

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu reagoi sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike sipas së cilës ka rënë zjarr në një nga katet e ministrisë që ajo drejton.

“Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi”, shprehet Manastirliu.

foto galeri

Nga ana e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi më herët se “paska rënë edhe zjarri në një nga katet e Ministrisë së Shëndetësisë tani që SPAK–u filloi hetimin. Keni dëgjuar apo jo?! Ka rënë zjarri në katin e 4-t, tek zyra e Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë para disa ditësh”.

 

Fraksion.com