Soreca takim online me Rudina Hajdarin: Duhet proces me sa më shumë pjesëmarrje për të zbatuar vendimin e BE
Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka mbajtur sot një takim online me Rudina Hajdarin, kryetaren e Komisionit Kombëtar për Integrimin Europian lidhur me çeljen e negociatave.
Soreca thotë se duhet vendosur një proces gjithpërfshirës me sa më shumë pjesëmarrje për të zbatuar vendimin nga Këshilli Europian.
Statusi nga Soreca
Në Ditën e Europës pata një takim të dobishë me Rudina Hajdarin. Si Kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, ne diskutuam nevojën për të vendosur një proces gjithëpërfshirës me pjesëmarrje sa më të gjerë të mundshme për të zbatuar vendimin e BE për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë.
On #EuropeDay🇪🇺,I had a very useful🖥meeting with @rudina_hajdari🇦🇱.As Chairperson of National Council on European Integration, we discussed the need to set up an inclusive process w/t widest possible participation to implement #EU🇪🇺decision to open accession negotiations with 🇦🇱 pic.twitter.com/kgU8MQnees
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) May 9, 2020
Fraksion.com