Rama zbulon emrin e kryenegociatorit të Shqipërisë në BE: Zef Mazi një diplomat i njohur dhe respektuar nga të gjithë
Kryeministri Rama ka emëruar diplomatin Zef Mazi në krye të grupit negociator me Bashkimin Europian.
Deklarata u bë sot më 9 Maj, Ditën e Europës, teksa po zhvillonte një konferencë me Ambasadorin e BE-së, në vendin tonë Luigi Soreca.
“Kemi ngritur edhe grupin negociator, është momenti për ta thënë emrin e kryenegociatorit edhe pse na ka kritikuar neve, kjo është një arsye më shuë për ta përfshirë në këtë process, është i njohur dhe i respektuar nga të gjithë, ambasadori Zef Mazi. Ai bashkë me një grup të mirëpërzgjedhur do të jenë regjia e betejës për negociatat, një betejë që zhvillohet në fushën e dijes, vullnetit të mirë për ta cuar procesin para në shumë drejtime”,- tha Rama.
Fraksion.com