AktualitetTë fundit

Në Vlorë 57-vjeçari i vë flakën vetes; Në gjendje kritike për jetën

Një 57 vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën vetes në lagjen Hajro Çakërri” Vlorë.

Akoma nuk dihet motivi që e ka çuar të marrë këtë akt, teksa mësohet se është në gjendje të rëndë në spital.

“Rreth orës 15:30, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, shtetasi N. H., 57 vjeç dyshohet se ka djegur veten me lëndë djegëse për motive ende të paqarta. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave”.

 

Fraksion.com