Kalo: Mijëra të prekur nga gripi që nga mesi i dhjetorit, grafitë asnjë lidhje me koronavirusin
Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, i cili trajton pacientët e prekur nga COVID-19, u shpreh sot se ka pasur mijëra e mijëra raste të gripit A (H1N1) në Shqipëri, gjatë periudhës së mesit të dhjetorit 2019 dhe në fund të shkurtit 2020, por grafitë e këtyre rasteve nuk kanë lidhje me ato të pacientëve të prekur nga koronavirusi. Ai hedh poshtë zërat që koronavirusi ka qarkulluar në Shqipëri përpara identifikimit të pacientit zero më 9 mars.
“Imazhet e mëposhtme të GG nuk kanë asnjë lidhje me Sars-Cov2 / Cov2 / Cov2, por ato duken të njëjta dhe i përkasin disa prej sëmundjeve vijuese, kryesisht gripi A (H1N1): Karcinoma bronko-alveolare, Limfoma intravaskulare e qelizës B të gjerë pulmonare, Edemë pulmonare, Hemorragji difuze alveolare, Fibrozë pulmonare, Pneumonia organizative kriptogjene, Sarkoidoza, Granulomatoza limfomatike”, shprehet Kalo, duke sjellë foto të grafive.
“Kemi pasur mijëra e mijëra raste të gripit A (H1N1) në Shqipëri, gjatë periudhës së mesit të dhjetorit 2019 dhe në fund të shkurtit 2020 . Dikush ka studiuar ndryshimet të diagnozës të secilës prej sëmundjeve të përmendura më lart, përfshirë edhe gripin A (H1N1), përpara se në Shtetet e Bashkuara të administronin një përgjigje pozitive për Sars-Cov2 / Cov2 / Cov2, edhe para se të dini rezultatet e PCR ???”, pyet Kalo duke vijuar se ka nevojë për një përgjigje shumë të thjeshtë, po ose jo.
“Ne jemi mjekë dhe shëndeti i popullit shqiptar duhet të na udhëzojë në çdo kohë. Ne nuk duhet të mendojmë dhe të veprojmë për asnjë arsye, si një vegël në duart e ndonjë prej partive politike shqiptare!”, shprehet Kalo.
Fraksion.com