Francë: Shkon në 26.310 numri i vdekjeve nga koronavirusi
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Francë është rritur në 26.310, me 80 të viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria franceze e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 433 raste pozitive me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 210.519.
Në spitale po trajtohen gjithsej 22.614 pacientë me koronavirus, prej të cilëve 2.812 janë në kujdes intensiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 256 pacientë paraprakisht pozitiv ndaj koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është rritur në 56.038.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 276 mijë të vdekur.
Fraksion.com