COVID-19, raste të reja në Rusi, Gjermani dhe Korenë e Jugut
Kryeqyteti i Koresë së Jugut vendosi të mbyllë të shtunën më shumë se 2.100 lokale si dhe pika të tjera të jetës së natës, për shkak të një numri të ri infeksionesh me koronavirus.
Ndërkohë Gjermania po përpiqen të vendosë nën kontroll situatën e krijuar në disa thertore për shkak të shpërthimit të rasteve të reja me COVID-19, çka nënvizon rreziqet me të cilat po përballen autoritetet ndërsa përpiqen të rihapin ekonomitë e vendeve tyre.
Në Bjellorusi, një vend që nuk ka marrë masa për izolim pavarësisht rritjes së numrit të të prekurve nga virusi, me dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të shënuar përvjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste në 1945, në kontrast të fortë me Rusinë, ku u u zhvilluan ceremoni të vakta dhe Sheshi i Kuq të shtunën ishte tejet i zbrazët. Të shtunën zyrtarët rusë raportuan më shumë se 10 mijë raste të reja me COVID-19 dhe 104 të vdekur në 24 orët e fundit. Rusia ka gjithësej rreth 200 mijë të prekur nga virusi dhe mbi 1800 të vdekur.
Në të gjithë botën si në SHBA dhe në vendet e tjera të goditura fort nga pandemia, autoritetet po përpiqen të lehtësojnë masat kufizuese të cilat kanë frenuar veprimtarinë e biznesit dhe aktiviteteve publike në një përpjekje për të mënjanuar një valë tët dytë vdekjeprurëse të infeksioneve.
Gjermania dhe Koreja e Jugut kanë kryer testime e gjurmime të kontakteve në shkallë të gjerë dhe janë përshëndetur se ia kanë dalë të shmangin një numër të lartë vdekjesh sikurse ka ndodhur në disa vende të tjera. Por edhe atje autoritetet kanë luftuar për të gjetur një ekuilibër mes shpëtimit të jetëve dhe shpëtimit të vendeve të punës.
Në Korenë e Jugut, ku rënia e numrit të të infektuarve nxiti qeverinë që të lehtësonte masat kufizuese, Seuli mbylli me mijëra klube të natës, bare e diskoteka pasi shprthimit të dhjetëra infeksione të reja.
Shumë nga infeksionet ishin të lidhura me një 29-vjeçar që kishte vizituar tre klube nate përpara se të testohej pozitiv. Zyrtarët e shëndetësisë në Gjermani u përballën me shpërthime në tre thertore, në atë që u pa si një sprovë për strategjinë e qeverisë për lehtësimin e masave kufizuese.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se Evropa duhet të pranojë se “nuk ishte e përgatitur si duhet” për shpërthimin. Në të gjithë botën rezulton se virusi ka infektuar mbi 3.9 milion njerëz dhe 275 mijë vetë kanë humbur jetën bazuar në të dhënat e universitetit Johns Hopkins.
Fraksion.com